PAS DISKUTIMEVE NË MBLEDHJEN E NATO-s, ANËTARËT VENDOSIN: UKRAINA DO TË FURNIZOHET ME ARMË

Pas një mbledhjeje të gjatë në Bruksel, NATO ka vendosur që të krijojë koalicionin për furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë. Ky vendim u njoftua nga Ministri i Mbrojtjes ukrainase Oleksiy Reznikov, gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Sot morëm angazhimin e partnerëve tanë se do të fillojnë kurset e trajnimit dhe ne do të ndërtojmë së bashku koalicionin për avionët luftarakë. Filloi me F-16 me Holandën dhe Danimarkën, ndërsa liderët dhe vendet e tjera do t’i bashkohen”, tha Oleksiy Reznikov-Ministri i Mbrojtjes ukrainase.

Pjesë e marrëveshjes Shumëkombëshe të Dorëzimit të Municioneve u bënë edhe katër anëtarë të NATO-s. Përfaqësuesit e Bullgarisë, Danimarkës, Gjermanisë dhe Luksemburgut nënshkruan një marrëveshje në Bruksel, e cila i lejon lejon të bashkëpunojnë për marrëveshjen e përbashkët për grumbullimin e municioneve.

Gjatë mbledhjes së NATO-s fokusi kryesor ishte lufta në Ukrainë, prej së cilës u diskutuan mënyra të ndryshme si të ndihmojnë vendin tashmë prej 16 muajsh në luftë.

Takimi dy ditor në Bruksel i përfshin për të parën herë bisedimet me krerët e 20 kompanive lider në fushën e mbrojtjes.

SHARE