Ministri i Brendshëm i Sllovakisë Matus Sutaj Estok tha se vendi i tij është në prag të konfliktit civil për shkak të tensionit politik.
Ai kërkoi t’i jepet fund përhapjes së gjuhës së urrejtjes në mediat sociale.
Gjatë një konference për shtyp jashtë spitalit Banska Bystrica, ministri i mbrojtjes i Sllovakisë tha se mjekët po “luftonin për jetën” e kryeministrit Robert Fico.
Ministri tha gjithashtu se sulmi ndaj Ficos është i motivuar politikisht, duke rritur më tej tensionet në peizazhin politik tashmë të ndarë të Sllovakisë.
Një i dyshuar është në paraburgim dhe një hetim fillestar gjeti “një motiv të qartë politik” pas atentatit, tha Ministri i Brendshëm ndërsa informoi gazetarët së bashku me ministrin e mbrojtjes.
Estok paralajmëroi se vendi është “në buzë të një konflikti civil” për shkak të tensionit politik.
“Komente të tilla urrejtjeje po bëhen sot në rrjetet sociale, prandaj ju lutemi, le ta ndalojmë këtë menjëherë”, tha ai.
Vendi është nën shok pas sulmit mbi kryeministrin e vendit dhe ngjarja ka nënvizuar ndarjen e thellë politike të ushqyer gjatë periudhës së fushatës.
“Partia e Robert Ficos, SMER, është akuzuar gjithashtu për shpërbërjen e demokracisë. Ai dhe partia e tij kanë akuzuar opozitën për tradhti të interesave të vendit duke u lidhur shumë ngushtë me Ëest,” shtoi Tanács.
Presidentja në largim Zuzana Čaputová ka bërë gjithashtu thirrje për t’i dhënë fund retorikës së urrejtjes në vend.