VARHELI: MALI I ZI ËSHTË GATI PËR FAZËN FINALE TË NEGOCIATAVE

Konferencën “Drejt një të ardhmeje të përbashkët” e hapi Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli, i cili përsëriti se Evropa duhet të jetë gati për zgjerimin e ardhshëm, duke pasur parasysh rrethanat aktuale gjeopolitike.

“Mali i Zi është gati për fazën përfundimtare të negociatave dhe u takon liderëve të BE-së të demonstrojnë besueshmërinë e politikës së zgjerimit. Udhëheqësit e BE-së besojnë se zgjerimi i BE-së do të jetë në tre prioritetet kryesore të mandatit të ardhshëm të Komisionit Evropian dhe kjo i detyron qartë të dyja palët, si BE-në ashtu edhe vendet kandidate, të përdorin fuqinë transformuese të këtij procesi dhe të zbatojnë reformat e nevojshme,“ tha Varheli.

Në këtë konferencë muar pjesë edhe ministrja e Çështjeve Evropiane në Qeverinë e Malit të Zi Maida Gorçeviq.

„Për Malin e Zi, anëtarësimi në BE nuk është një tjetër prioritet politik, por një zgjedhje brezash, me të cilën ne planifikojmë të formësojmë shoqërinë tonë në të ardhmen. Në muajt e fundit, vetëm lajme pozitive kanë ardhur nga Mali i Zi. Me një qasje vendimtare arritëm të zgjidhim detyrimet më problematike në fushën e sundimit të ligjit dhe jemi të bindur se me këtë ritëm do t’ia dalim të përfundojmë negociatat dhe të bëhemi anëtari i 28-të i BE-së deri në vitin 2028,“ tha në Bruksel ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq.

SHARE