NË FLAKË QENDRA HISTORIKE E BURSËS NË KOPENHAGEN / EMERGJENCAT “NË LUFTË” ME ZJARRIN

A firefighter works as fire burns at the Old Stock Exchange, Boersen, in Copenhagen, Denmark April 16, 2024. Ritzau Scanpix/Ida Marie Odgaard/via REUTERS

Ndërtesa historike e bursës së Kopenhagenit në Danimarkë është përfshirë nga zjarri.

Ndërtesa e shekullit të 17-të është një nga më të vjetrat dhe të pranishmit u tmerruan nga kulla e ndërtesës që kolapsoi nën flakë.

Të gjithë brenda ndërtesës patën mundësi të largohen duke mos shkaktuar viktima. Ndërkohë disa prej të pranishmëve nxituan brenda saj për të shpëtuar disa prej pikturave historike.

Ministri i Kulturës Jakob Engel-Schmidt tha se 400 vite të kulturës daneze u dogjën në flakë.

Ndërtesa, që daton nga viti 1625, është vetëm 300 metra larg parlamentit danez Folketing dhe pallatit mbretëror Christianborg.

Sipas mediave daneze i gjithi sheshi përreth është evakuuar.

SHARE