GJEKA: QEVERIA E MALIT TË ZI MBETET E FOKUSUAR NË MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PAKICAVE

Pakicat në Mal të Zi luajnë një rol shumë të rëndësishëm në vendin tonë, prandaj ruajtja e kulturave dhe gjuhëve të tyre është shumë e rëndësishme për ne, tha ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka në takimin me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika.

Gjeka tha se Qeveria e Malit të Zi mbetet e fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe se departamenti i drejtuar prej tij do të japë një kontribut të plotë për ruajtjen e marrëdhënieve të mira mes popujve pakicë në shoqëri.

Duke vlerësuar punën e deritanishme të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, ministri theksoi nevojën e hapjes së asaj zyre në komunën e Tivarit, ku me aktivitetet e tyre do të punonin për përmirësimin e komunitetit shqiptar dhe parandalimin e asimilimit të komunitetit shqiptar në atë komunë.

Ministri Gjeka me bashkëpuntorë vizitoi edhe bibliotekën në gjuhën shqipe.

Me atë rast me drejtoreshën Arlinfa Osmani biseduan për aktivitete për promovimin e vlerave krijuese dhe kulturore. Duke vlerësuar punën dhe aktivitetet e kësaj biblioteke,

Gjeka theksoi nevojën e rritjes së numrit të të punësuarve në këtë institucion, duke e vlerësuar rolin e saj shumë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm, jo ​​vetëm për popullatën vendase, por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë komunën e Ulqinit.

SHARE