ASAMBLEJA PARLAMENTARE VOTON PRO ANËTARËSIMIT TË KOSOVËS NË KËSHILLIN E EVROPËS

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg. Për votuan 171 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.

Pas votës pro nga Asambleja e KiE për Kosovën, pati duartrokitje nga pjesëmarrësit në votim. Pas miratimit nga Asambleja e KiE që ka peshë të rëndësishme, vendimi final pritet në muajin Maj nga Komiteti i Ministrave.

Më herët gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë disa amendamente tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Megjithatë, përfaqësuesit e Malit të Zi kishin qendrime të ndryshme. Vasilije Çarapiq nga Lëvizja „Evropa Tani“ abstenoi, Boris Mugosha nga SD-ja votoi pro ndërsa Maja Vukiçeviq nga Partia Popullore Demokratike votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

SHARE