ASAMBLEJA E KiE VOTON SOT PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pritet të hedhë sot për votim raportin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, i hartuar nga deputetja greke, Dora Bakojanis.

Raporti me rekomandimin pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës më parë është miratuar edhe nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duhet të sigurohet një shumicë prej dy të tretave të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

Për të siguruar mbështetjen e nevojshme në këtë seancë pala kosovare ka patur një sërë takimesh me delegacionet dhe partitë politike të përfaqësuara në Asamble.

Por përpjekjet e Kosovës kanë gjetur kundërshtimin e Serbisë, e cila gjithashtu ka ndërmarrë një fushatë për të bindur vendet anëtare të Asamblesë të votojnë kundër.

Nëse Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës, atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht gjate muajit Maj nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

SHARE