ME AKTIVITETE TË PËRBASHKËTA PËR TË NDALUAR KRIMINELËT

Nga Komisioni për siguri dhe mbrojtje të Malit të Zi,  insistojnë në forcimin e mëtejshëm të aktiviteteve të përbashkëta të të gjitha organeve shtetërore, me qëllim të përmirësimit të situatës së sigurisë në Malin e Zi, pas ngjarjeve të pakëndshme dhe shqetësuese, në fund të marsit në Podgoricë, thuhet në përfundimet e këtij Komisionit, të cilat u dërguan në parlament pas shqyrtimit të gjendjes aktuale të sigurisë në Malin e Zi.

Komisioni përshëndeti veprimin e koordinuar dhe efektiv të shërbimeve kompetente si dhe  konkluzionet dhe rekomandimet e bëra gjatë seancës së Këshillit për Siguri Kombëtare.

“Komisioni beson se në periudhën e ardhshme me këto veprime do ti vihet në rrugë kriminelëve dhe grupeve të organizuara kriminale dhe  në  këtë mënyrë  që qytetarët të jenë të sigurt dhe pronat e tyre të mbrohen “, thuhet në përfundime të këtij komisioni.

SHARE