FORUMI SHQIPTAR: VEPRIMET E PËRFAQËSUESIT TË FORCËS, GENCI NIMANBEGU, JANË TË NJËANSHME DHE TË PAHIJSHME

Forumi Shqiptar i vitit 2020, i cili përbëhet nga Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, njoftoi sot se veprimet e njëanshme dhe të pahijshme të përfaqësuesit të Forcës, Genci Nimanbegu, për të cilin thonë se nuk respekton marrëveshjen e koalicionit dhe Listës Shqiptare në çdo segment, ai tashmë vepron sikur mandatin e ka marrë nga votuesit e vetë, me më pak se 1500 vota, jo në bazë të detyrimeve që ka ndaj atyre që i kanë mundësuar të jetë në rolin e deputetit.

Forumi Shqiptar tha se Nimanbegu ishte i detyruar të jepte dorëheqjen pas dy vitesh në detyrë, por se nuk iu bind pasi gjoja donte të ishte në detyrë kur të votohet buxheti.

SHARE