TË PËRKUSHTUAR PËR BASHKËPUNIM MË TË FORTË RAJONAL

Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, të cilët morën pjesë në takimin e sotëm në Sarajevë, rikonfirmuan angazhimin e tyre për një bashkëpunim rajonal më të fortë.

Ata gjithashtu  diskutuan  për ecurinë e zbatimit të konkluzioneve nga takimi i Triestes dhe shkëmbyen mendime mbi perspektivën evropiane. Gjashtë ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, në kuadër të përgatitjeve të tyre për Samitin e ardhshëm të Ballkanin Perëndimor në Londër, u takuan sot në Sarajevë për të konfirmuar angazhimin e tyre për bashkëpunim më të fortë rajonal, të cilët njëkohësisht shqyrtuan edhe progresin për zbatimin e konkluzioneve nga Samiti i Triestes, si dhe shkëmbyen opinionet e veta mbi perspektivën evropiane.

“Jemi të bindur se takimet në këtë format, siç është rënë dakord gjatë takimit tonë në Shkup më 9 shkurt 2017, mund të forcojnë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin reciprok,si dhe mund të përmirësojnë bashkëpunimin tonë dhe t’i mundësojmë rajonit” të flasë me një zë “në fushën e interesit të përbashkët,sidomos drejt Evropës Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e vazhdueshëm të BE-së në mbështetjen e stabilitetit dhe forcimin e lidhjeve politike dhe ekonomike brenda saj dhe me rajonin dhe ne e mirëpresim mbështetjen e qartë të BE-së ndaj perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor”, u kumtua në përfundimet e takimit të sotëm.

SHARE