A është kompjuteri i juaj i gatshëm për lojën Elden Rings?

Në platformën Steam janë publikuar specifikat që duhet t’i ketë një kompjuter, për t’ju mundësuar lojtarëve të vënë në funksion videolojën Elden Rings.

Për standardet e sotme, këta specifika (kërkesa) për kompjuter nuk janë të ekzagjeruara – në veçanti kur bëhet fjalë për një lajm që do të gëzojë “gejmerët”, që nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë një kartelë grafike më të mirë për arsye të ndryshme siç është mungesa e tyre, transmeton Telegrafi.

Vitin e kaluar From Software dhe Bandai Namco, njoftuan që Elden Ring do të përkrah rezolucionin prej 4K dhe deri ne 60 FPS “game play” nëpër kompjuterë.

E karakteristikat definitive për Elden Ring si vijojnë më poshtë:

Minimalisht

SO: Windows 10

CPU: Intel Core i5-8400 apo AMD 3 3300X

RAM: 12GB

GPU: Geforce GTX 1060 3GB apo Radeon RX 580 4GB

Hapësirë: 60GB

DirectX 12.0

Rekomandohet

SO: Windows 10 apo Windows 11

CPU: Intel Core i7-8700K apo AMD Ryzen 5 3600X

RAM: 16GB

GPU: Geforce GTX 1070 8GB apo Radeon RX Vega 56 8GB

Hapësirë: 60GB

DirectX 12.0

/Telegrafi/

SHARE