MPB-ja KA DËRGUAR PARALAJMËRIM PËR STUHINË E PARASHIKUAR

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të MPB-së ka dërguar një paralajmërim për të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe ka treguar nevojën për ngritjen e gatishmërisë operacionale. Siç thonë ata, paralajmërimin e kanë dërguar në bazë të informacioneve të Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji me qëllim të veprimit në kohë dhe efikas për njoftimin e dukurive ekstreme meteorologjike në territorin e Malit të Zi. „Duke qenë se nga data 16 deri më 21 janar pritet ndikimi i një sërë ciklonesh në territorin e Malit të Zi, kjo situatë meteorologjike do të shkaktojë reshje të bollshme shiu. Të martën dhe të mërkurën priten reshje të mëdha shiu dhe erëra shumë të forta jugore. Reshjet e shiut, ngricat dhe bora do të ndërrohen në zonat malore rreth datave 20 – 21 janar, parashihet freskim dhe reshjet e shiut do të kalojnë në borë”, tha MPB. Siç thonë ata, kjo situatë meteorologjike mund të ndikojë potencialisht në funksionimin normal të sistemeve të infrastrukturës. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim fton qytetarët që t’i përshtatin aktivitetet e tyre situatës së paralajmëruar meteorologjike.

SHARE