Forumi shqiptarë i përbërë nga Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare, por edhe Partia Demokratike e Socialistëve, janë ti bindur në fitore në zgjedhjet lokale të 3 Marsit, për komunë të Tuzit.
Lideri i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, për portalin “CDM”, deklaroi se ata presin që në zgjedhjet lokale të konfirmojnë pjekurinë demokratike të votuesve në territorin e komunës së Tuzit dhe që qytetarët, siç shton ai, më në fund ta kuptojnë se nuk mundet vetëm me premtime boshe.
“Unë gjithashtu pres që zgjedhjet e ardhshme lokale do të rezultojnë në shumicën e nevojshme të partive kombëtare shqiptare që do të punojnë seriozisht dhe me përgjegjësi në interes të të gjithë qytetarëve. Ne jemi të sigurt se qytetarët, duke vlerësuar angazhimin tonë dhe zotimin për të arritur vetëqeverisjen e plotë lokale, do t’i japin votat e veta për listën tonë zgjedhore.
Të gjitha hulumtimet tregojnë se forumi shqiptar që përbëhet nga ASH dhe LDSH, është bindshëm në avantazh”, deklaroi Gjeloshaj.
Për këtë, siç shton Gjeloshaj, presin që jo të jenë pjesë e shumicës, por që me ta si pjesë e shumicës së ardhshme, të u bashkëngjitën të gjithë ata që sinqerisht janë angazhuar për komunën e plotë të Tuzit, gjatë gjithë këtyre viteve.
“Komuna e Tuzit, ka mungesë të zhvillimit të vërtetë, kryesisht në infrastrukturë që ka mbetur prapa në krahasim me të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi. Çdo lëvizje në këtë drejtim është shumë e rëndësishme për qytetarët, por natyrisht me planifikimin e nevojshëm që qytetarët tanë presin. Lista jonë ka potencialin e nevojshëm për të planifikuar realisht projekte zhvillimore, për të bindur qytetarët për angazhimin tonë për zhvillimin e Malësisë dhe së fundi, për të konfirmuar përpjekjet tona për vetëqeverisje të plotë lokale. Ne nuk flasim për përralla dhe premtime si të tjerët, përkushtimi ynë kur marrim përgjegjësi është provuar, e kështu edhe në katër vitet e ardhshme, do ta udhëheqim komunën, deklaroi Gjeloshaj.
Ndërsa edhe funksionari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Nikollë Gegaj, për portalin “CDM”, deklaron se partia e tij do të fitoi bindshëm.
“Në fund të fundit, në 20 vitet e fundit, kemi fituar të gjitha zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale. Është e rëndësishme që ne të fitojmë në mënyrë që të përfundojmë projektet e filluara dhe të fillojmë me investime të reja. Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se pushteti komunal në Tuz, ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Kryeqytetin dhe Qeverinë, si dhe me institucionet e tjera shtetërore dhe mendoj se kjo duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen”, deklaroi Gegaj.
Sipas tij, PDS është parti që i përmbahet principeve të saj themelore, në të cilën, në të njëjtën kohë, linden jeta dhe bashkëjetesa.