SPAJIQ I DORËZOI OPOZITËS PROPOZIMIN PËR MARRËVESHJE PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË

Qeveria e Malit të Zi mbrëmë u ka dorëzuar partive opozitare propozimin për marrëveshje për regjistrimin e popullsisë, për të cilën në masë të madhe është rënë dakord, në përputhje me kërkesat e mëparshme të opozitës.

Projektmarrëveshja, e publikuar nga Pobjeda, parashikon kontrollin e procesit të regjistrimit nga fillimi deri në fund, numër çift regjistruesish, një grup pune për softuer të kryesuar nga një anëtar i opozitës dhe ndalimin e fushatës për regjistrim.

Propozimi i marrëveshjes u dërgua pasi Spajiq pranoi të gjitha kërkesat e opozitës dhe Monstat shpalli zyrtarisht një thirrje të re publike për regjistrues.

Një burim nga kreu i opozitës tha se organet partiake të të gjitha partive opozitare do të shprehin mendimin e tyre për marrëveshjen e propozuar deri të enjten.

SHARE