PAS KAOSIT PËR TAMPONIN FALS NË HAN TË HOTIT, REAGON DREJTORIA E KUFIRIT DHE MIGRACIONIT

Drejtoria Rajonale e Kufirit Dhe Migracionit Shkodër  kareaguar pasi Mali i Zi ka ndaluar për dy ditë me radhë kalimin e punëtorëve ditorë shqiptarë pas dyshimeve se kanë falsifikuar testet negative të Covid-19.

Duke filluar nga dita e sotme (15 shtator 2021), çdo shtetas që do të hyjë në territorin e Malit të Zi duhet të paraqesë një nga dëshmitë e mëposhtme:1. Test RT-PCR për SARS-COV2;2. Tampon negativ (vlefshmëria jo më shumë se 72 orë);3. Certifikatë vaksinimi me të dy dozat;4. Test serologjik që vërteton se ke kaluar COV2, në një afat brenda 180 ditësh.

Ndër të tjera ka vendosur që të njihen vetëm testet e lëshuara nga laboratorët e subjekteve si më poshtë:1. American Hospital;2. Intermedica Center;3. Genius Lab;4. German Hospital; 5. Biocheck Diagnostic; 6. Salus Tirana; 7. Noval Diagnostic; 8. Pegasus Med;9. Clinical Cambridge;10. Orion Struga;

Ditën e djeshme, pati tension në doganë për ndalimin e kalimit të punëtorëve shqiptarë dhe për pasojë një person u shoqërua për në polici.

SHARE