MANDIQ: RIKONSTRUKCIONI I QEVERISË SHUMË SHPEJT, TASHMË NË FUND TË KORRIKUT

Rikonstrukcioni i Qeverisë do të ndodhë shumë shpejt, tashmë në fund të korrikut, ka thënë kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq në një intervistë për gazetën “Politika” të Beogradit.

“Me këtë lëvizje, qeveria do të fitojë stabilitet shtesë, sepse duhet të zgjasë katër vjet. Ministrat e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” do të japin një kontribut të fuqishëm në zhvillimin e mëtejshëm të Malit të Zi”, tha Mandiq.

Kreu i Kuvendit të martën në një dalje të ftuar në TV Adria tha se “rikonstrukcioni mund të ndodhë javën e ardhshme dhe sigurisht deri në fund të korrikut”.

SHARE