BE AKORDON 13 MILIONË EURO PËR USHTRINË SHQIPTARE

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) vendosi të ndajë 13 milionë euro për ushtrinë shqiptare.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell tha se Shqipëria është një partner i besueshëm i sigurisë i Bashkimit dhe se vendimi i ndihmës përfaqëson një hap të madh në bashkëpunimin në mbrojtje.

“Kjo pasqyron gjithashtu respektin tonë për respektimin e plotë të Shqipërisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian, që është një tregues shumë i qartë i përcaktimit strategjik të Shqipërisë për të ardhmen në BE”, tha Borell.

Synimi është përmirësimi i efikasitetit operacional të forcave të armatosura shqiptare, kryesisht lëvizshmëria, manovrimi dhe mbrojtja e tyre, me para nga Instrumenti Evropian për Ndihmën për Paqe, njoftoi Këshilli i BE-së.

Shtohet se kjo do të forcojë kapacitetin e Shqipërisë për të marrë pjesë në operacionet dhe misionet e kryera në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së dhe në koalicionet ndërkombëtare.

Instrumenti Evropian Paqeruajtës thuhet se do të sigurojë pajisje jo-vdekjeprurëse, duke përfshirë trajnimin.

Ushtria tokësore shqiptare si pjesë e ndihmës do të marrë edhe mjete të blinduara të lehta shumëfunksionale, të përshtatshme për të gjitha llojet e terrenit dhe kushtet atmosferike dhe mbrojtjen e personelit nga armët e lehta dhe eksplozivët.

SHARE