GJELOSHAJ VIZITË ZYRTARE NË SHBA: TAKIM ME DIASPORËN, KONGRESMENË DHE SENATORË AMERIKAN

Kryetari i Komunës së Tuzit dhe udhëheqësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, do të qëndroj javën e ardhshme në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjeloshaj është planifikuar të takohet me diasporën, kongresmenë amerikanë, senatorë dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit. Kjo do të jetë një mundësi për Gjeloshaj të njoftoj bashkëbiseduesit e tij me zhvillimin e komunës së Tuzit si komuna më e re në Mal të Zi, marrëdhëniet e Tuzit me komunat e tjera si dhe me Qeverinë e Malit të Zi. Sipas CDM-së, temë e bisedës do të jetë statusi i shqiptarëve në Mal të Zi, kryesisht në rrethanat e reja dhe ndryshimi i qeverisë në Mal të Zi dhe fakti që nuk ka asnjë përfaqësues të popujve pakicë në qeverinë e Zdravko Krivokapiq, për herë të parë në dy dekada. Në këtë mënyrë, Krivokapiq privoi pakicën nga mundësia për të marrë vendime në nivelin shtetëror.

SHARE