BRAJOVIQ NËNSHKRUAN VENDIMIN PËR THEMELIMIN E QENDRËS

Kuvendi i Malit të Zi do të përkrah të gjitha projektet dhe politikat, të cilat do të kontribuojnë që të rinjtë të mos bredhin në orientimet shoqërore dhe tu përballojnë projekteve të djathta populliste , të cilat ofrojnë zgjidhje të lehta dhe tejet joreale , ka theksuar Kryetari i parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq.

Siç është kumtuar nga parlamenti , Brajoviq ka nënshkruar sot vendimin për themelimin e Qendrës informative dokumentare të Malit të Zi , detyra e të cilës është grumbullimi i dokumenteve relevante lidhur me krimet e luftës të bërë në territorin e Malit të Zi së bashku me deklaratat , aktakuzat dhe burimet tjera lidhur me të kaluarën luftarake gjatë viteve të 90-ta.

Parlamenti i Malit të Zi ka marrë obligimin që lëndën e grumbulluar ta ruaj dhe ajo të jetë në dispozicionin e të gjithë të interesuarve.

Ai ka theksuar se fjala është për një projekt të rëndësishëm i cili do të jetë dëshmi e përbashkët, vërejtje dhe investim për të ardhmen e të rinjve, të paqes në Mal të Zi, por edhe në Ballkanin Perëndimor.

SHARE