300 MILIONË FËMIJË KANË NEVOJË URGJENTE PËR NDIHMË HUMANITARE

Delegacioni i Parlamentit të Malit të Zi, ku ishin deputetët Maksim Vuçiniq dhe Andrija Nikoliq, mori pjesë në Forumin Parlamentar Global 2023, i cili u organizua nga Rrjeti Parlamentar i Bankës Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe u mbajt në Uashington më 10 prill dhe 11.

Takimi iu kushtua krizave aktuale me theks në krizën e furnizimit me ushqime, brishtësinë e financave, rritjen e parë të madhe të varfërisë ekstreme në këtë shekull, si dhe agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

“Zyrtarët e lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore kanë shprehur shqetësimin për rritjen globale të çmimeve të shoqëruar me një ritëm shumë të ulët rritjeje. U theksua se 200 milionë njerëz kanë probleme me sigurimin e sasive minimale të ushqimit ndërkohë që bota është larg realizimit të planit për t’i dhënë fund urisë deri në vitin 2030. Në takim u theksua se rreth 300 milionë fëmijë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare dhe se investimet në shëndetësi dhe arsim janë të një rëndësie kyçe nëse vendet duan të përdorin potencialin e “dividendit demografik”. U theksua se kostot e përshtatjes klimatike ndikojnë edhe në situatën e përgjithshme financiare, me vlerësime të reja që tregojnë se vendet duhet të investojnë mesatarisht 1.4% të PBB-së në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, ndërsa përqindja e investimeve për këtë qëllim shkon deri në 8% e PBB-së dhe në vendet më pak të zhvilluara”, thuhet në njoftim.

Në këtë kuptim, u arrit në përfundimin se pavarësisht krizave, bota nuk arrin të mobilizojë volumin e nevojshëm të zhvillimit dhe financimit të ndryshimeve klimatike.

SHARE