SHTATË PERSONA TË VRARË DHE 27 TË PLAGOSUR NË RAJONIN E KHARKIV

Trupat ruse kanë hapur zjarr ndaj autobusëve që transportonin civilë ditën e sotme në fshatin verilindor ukrainas të Borovaya, ku raportohet se shtatë persona ndërruan jetë dhe u plagosën 27 të tjerë. Zëdhënësi i zyrës së prokurorit rajonal të Kharkiv, Dmytro Chubenko tha se zyrtarët ukrainas janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë rrethanat rreth sulmit të supozuar, i cili ndodhi orët e fundit. Mësohet se autobusët po transportonin civilë nëpër territorin e kontrolluar nga Rusia në atë kohë. Çubenko tha se Ukraina ka hapur procedime penale në lidhje me këtë ngjarje ku i akuzon trupat ukrainase si të dyshuar për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, të kombinuara me vrasje me paramendim.

SHARE