SHQIPËRI: VENDI MË MIQËSOR SHBA, MË PAK MIQËSOR SERBIA

SHBA është vendi që perceptohet si më miqësori nga shqiptarët (96%). Thuajse po aq miqësore e shohin qytetarët edhe Turqinë (94%), Italinë (94) dhe Gjermaninë (93%). Të pyetur nga Barometri në Euronews lidhur me situatën në Ukrainë, qytetarët në mënyrë dërrmuese (71%) e shohin Rusinë si vend jo miqësor me Shqipërinë. Sa i përket vendeve të Ballkanit, duke përjashtuar Kosovën, Maqedonia perceptohet si vendi më miqësor me Shqipërinë nga pjesa më e madhe e shqiptarëve (77%). Pas saj, shqiptarët shohin si vend miqësor Malin e Zi (73%), Kroacinë (59%) dhe Greqinë (57%). Serbia shihet si miqësore me Shqipërinë vetëm nga një në dhjetë shqiptarë (12%). Ndërkohë, thuajse gjysma e shqiptarëve (58%) e shohin Serbinë si vend jo miqësor me Shqipërinë.

SHARE