Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, duhet të shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, ka thënë ish zëvendëskryeministrja në Qeverinë e Malit të Zi, Jovana Maroviq.
Në një intervistë për agjencinë MINA, Maroviq tha se Gjukanoviq duhet të thërrasë zgjedhjet kur të plotësohen kushtet ligjore.
E pyetur nëse priste që të ndodhte kjo, Maroviq tha se nuk mund të jepte një përgjigje të saktë.
“Jam skeptike se çdo qeveri e re do të jetë mjaft evropiane, por gjëja më logjike është që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare”, tha ajo.