Është një recetë unike që të përfshin tërësisht me shijen e saj.
Kryesisht, traditë e Shqipërisë së Veriut dhe Kosovës, petët me lakër të bardhë janë si byreçkat vetëm se ndryshojnë disi në përgatitje.
Petët me lakër të bardhë janë fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës.
Ato shërbejnë si meze të mrekullueshme në vaktet e drekës apo darkës dhe shoqërojnë në mënyrë të shkëlqyer supa apo gjellë të ndryshme.
Gjithashu, ato kombinohen me mjaft shije të shoqëruara me dhallë apo tarator si dhe sallatat të ndryshme të freskëta të stinës apo edhe perime të pjekura.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë këtë traditë unike, të shijshme të amvisave shqiptare. Një mënyrë ideale për të pasuruar tryezën me shije një fantastike.
Përgatitja e Lakrës me Petë në Shtëpi
Përbërësit
- Dy gota uji me miell
- 2 kokrra vezë
- Pak qumësht ose kos
- Gjysmë lakër e bardhë dhe dy karrota të grira (sipas dëshirës)
- 1 kokërr vezë (për lyerjen e petëve)
- Kripë
- Piper
Përgatitja
Si fillim përgatitet brumi.
Në një enë hidhet mielli, dy kokrrat e vezëve, kripë dhe pak qumësht ose kos.
Brumi përgatitet më i fortë brumi i byrekut dhe lihet mënjanë të pushojë për 30 minuta.
Më pas, me brumin e përgatitur hapen petë, të cilat nuk duhet të jenë shumë të holla.
Nga ana tjetër, lakra e bardhë grihet shumë hollë, bashkë me karrotat, u hidhet kripë dhe piper.
Nëse i dëshironi pak pikante lakrave të grira mund t’u hidhni pak piper të kuq djegës pluhur.
Petës i vihet për së gjati lakra e përgatitur dhe mblidhet në formë roleje.
Më pas, lyhet me vezë të rrahur. Pritet në pjesë dhe mbyllen anët që të mos dalë mbushja.
Të gjitha mini-roletë më pas skuqen në tigan.
Për përgatitjen e kësaj recete mund të përdoren edhe mbushje të ndryshme me perime të tjera, por edhe me gjizë e djathë apo qepë e mish të grirë./AgroWeb.org