NIMANBEGU: PRIORITETET E QEVERISË SË RE DUHET TË JENË LIGJI ZGJEDHOR DHE MANDATET E GARANTUARA PËR SHQIPTARËT

Në bazë të Memorandumit të bashkëpunimit për qeverisje në nivel qendror, të cilën e ka propozuar URA që të marrë përkrahjen e pakicave kombëtare, për Qeveri të re pakicë, Forca e Re Demokratike e perkrah si iniciativë sepse mos përfaqësimi i pakicave kombëtare autoktone në Qeverinë eksprementale si qeveri e „ekspertave“, e cila nuk ka dhënë asnjë rezultat dhe ishte në kundërshtim me të gjitha konventat dhe ligjet ndërkombëtare për mbrojtjen dhe avancimin e pakicave kombëtare, tha kreu i Forcës, Gneci Nimanbegu. „Perkrahja për Memorandumin, që thjesht buron nga Kushtetuta dhe ligjislacioni i Malit të Zi, është e nevojshme sepse janë shkruar si parime proevropiane dhe pasi që vetë Memorandumi deshmon se Qeveria eksprementale ishte joevropiane pavarësisht se në të ishin të njëjtit aktore politikë po tani me role të ndryshme,“ shkruan Nimanbegu në Facebook. Shqiptarët si pakicë autoktone në Mal të Zi, siç thotë Nimanbegu, duhet që të jenë pjesë e këtij Memorandumi të kenë kërkesa të qarta dhe të realizueshme në përputhje me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. „Respektimi i barabart i ligjit në tërë territorin e Malit të Zi për të Mirat Detare, Decentralizimi i pushtetit qendror dhe bartja e kompetencave në nivel lokal me qellim avancimin dhe përfaqësimin e drejtë të pakicave autoktone si në arsim, kulturë, planifikim urban e zhvillim ekonomik,“ shtoi ai. „Ligji zgjedhor dhe mandatet e garantuara për përfaqësim në Kuvendin e Malit te Zi duhen të jenë qellimet e Qeverisë se re dhe pa ato prioritete kjo do të jetë edhe një Qeveri e cila nuk do të ketë prioritet të drejtat e pakicave kombëtare. Per ne si parti nuk janë prioritet funksionet në Qeveri, edhe pse sipas disa llogarive, subjekteve shqiptare do ti takonin 3 ministri, por bazë për përkrahje është realizimi i synimeve tona programore. Këtë e kemi deshmuar në mandatet e kaluara dhe jemi të gatshëm përsëri ta dëshmojmë në Qeveri të re,“ përfundon Nimanbegu.

SHARE