KRITIKOHET BRITANIA E MADHE: PLANI I RI SHKEL LIGJET NDËRKOMBËTARE TË AZILIT

Plani i Rishi Sunak për të refuzuar azilin për emigrantët që mbërrijnë me varka të vogla, shkel ligjin ndërkombëtar dhe minon “traditën humanitare” të Britanisë, kanë thënë Kombet e Bashkuara. Kryeministri britanik premtoi të martën se do të kthejë mijëra shqiptarë në vendin e tyre, do të përshpejtojë përpunimin e azilit, do ta bëjë më të vështirë pretendimin për skllavërinë moderne, si dhe do të hapë qendra pritjeje për të nxjerrë 10,000 emigrantë nga hotelet dhe do të ndjekë penalisht më shumë njerëz për udhëtimet me gomone. Por kritikët i kanë cilësuar  masat si “mizore, joefektive dhe të paligjshme” ndërsa Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) i bëri thirrje Britanisë që “të respektojë detyrimet e saj ligjore”.

SHARE