ABAZOVIQ: NUK KA KUFIZIME NË LIDHJE ME AKTIVITETET DIPLOMATIKE TË QEVERISË

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe drejtuesja e Ministrisë së Çështjeve Evropiane, Ana Novakoviq Gjuroviq, janë takuar sot në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg me Sekretaren e Përgjithshme të këtij institucioni, Marija Pejçinoviq Buriq. Abazoviq thotë se nuk ka kufizime lidhur me aktivitetet diplomatike që kryen Qeveria. “Besoj se po bëjmë gjërat e duhura për vendin tonë”, tha Abazoviq. “Mali i Zi mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj standardeve dhe vlerave bazë të Këshillit të Evropës dhe i njeh ato si prioritet në aktivitetet e tij kombëtare”, tha kryeministri Abazoviq, duke theksuar suksesin e bashkëpunimit mes Këshillit të Evropës dhe Malit të Zi. Abazoviq po ashtu thotë se në Strasburg kanë përsëritur se e vlerësojnë mendimin e Komisionit të Venecias në të gjitha bazat. Siç është njoftuar nga Qeveria, Abazoviq është shprehur i kënaqur që Mali i Zi dhe Sekretaren e Përgjithshme ndajnë të njëjtat prioritete në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

SHARE