ABAZOVIQ: LIGJI PËR ORIGJINËN E PRONËS ËSHTË MË I NEVOJSHMI

Ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar me veprimtari kriminale është më i nevojshmi për Malin e Zi dhe paraqet një nga zgjidhjet më të rëndësishme ligjore, e cila së shpejti do të dalë para deputetëve, tha kryeministri Dritan Abazoviq. Në konferencën rajonale “Konfiskimi efektiv i pasurisë së fituar përmes veprimtarisë kriminale në përputhje me standardet evropiane”, ai vlerësoi se lufta kundër korrupsionit në nivel rajonal do të çojë në pajtim dhe progres më të madh të vendeve të rajonit dhe do të sigurojë që të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor e gjejnë veten sa më shpejt të jetë e mundur në Bashkimin Evropian. Abazoviq tha se Qeveria është absolutisht e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe luftën intensive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas tij, pa zgjidhje të mira ligjore, një luftë e tillë është e ngadalësuar, e vështirë dhe nuk jep rezultate adekuate. Prandaj, siç tha Abazoviq, duhet të punohet në korrigjimin e zgjidhjeve ekzistuese ligjore dhe miratimin e zgjidhjeve të reja që do të mundësojnë efikasitet më të madh.

SHARE