VAKSINAT KUNDËR GRIPIT DO TË ARRIJNË DERI ME 20 TETOR

Vaksinat kundër gripit sezonal do të duhej të arrijnë deri me 20 tetor, është paralajmëruar nga Institucioni shëndetësor barnatoret e Malit të Zi “Montefarm”. Kjo, siç i kanë deklaruar gazetës “Dnevne Novine”, është informata e fundit e fituar nga furnizuesi dhe kanë përkujtuar se është kontraktuar prokurimi i 31 mijë dozave të vaksinave, me vlerë prej 217 mijë euro. Montenfarm, prej fillimit të muajit qershor përmes procedurës së tenderit, ka zgjedhur firmën “Farmallab”, nga Podgorica si subjektin më të mirë për blerjen e vaksinës kundër gripit sezonal. Sipas dokumentacionit të tenderit për prokurim, afati i fundit i dorëzimit të tërë sasisë është dashtë të jetë 15 tetori, por tërhiqet vërejtja se mungesa e vaksinës mund të shkaktojë rrezikimin e shëndetit të qytetarëve. Kjo gazetë, përkujton se kjo nuk është hera e parë që dërgesa e vaksinës kundër gripit sezonal të vonojë.

SHARE