Partitë e ish-mazhorancës parlamentare do të përpiqen sot, në mbledhjen e fundit të përbashkët të përfaqësuesve të tyre, të arrijnë një kompromis për zgjedhjen e qeverisë dhe kryesisë së re të parlamentit. Pas tre orësh bisedime, është bërë pauzë dhe kryetarët e partive, siç është paralajmëruar, do ta vazhdojnë mbledhjen sonte në orën 21:00. “Ne kemi vendosur parimin që nuk jemi dakorduar për asgjë derisa të dakordohemi për gjithçka. Sot, z. Miodrag Lekiq është personi për të cilin u diskutua si mandatar i ardhshëm. Ne kishim një dakordim të lartë, askush nuk ishte kundër. Por kemi marrëveshje edhe për programin e Qeverisë, sidomos për zgjedhjen e Kuvendit”, ka thënë Mandiq, përcjell AntenaM.