SONTE FILLON EVROPIANI “EURO 2024” NË GJERMANI

Nga 14 qershori deri më 14 korrik, përfaqësueset evropiane të futbollit do të luftojnë për fitore në secilën ndeshje, me të vetmin synim: ta rrëmbejnë trofeun e Euro 2024 në Berlin.

Sonte (e premte) tifozët do të zbresin në “Allianz Arena” në Munchen për ngritjen e perdes së shumëpritur për “Euro 2024”, ndërsa Gjermania që është nikoqire do të nisë këtë kampionat ndaj Skocisë në kuadër të Grupit A.

Në turne marrin pjesë 24 vende, duke përfshirë 9 mbajtës të titullit, përkatësisht Republikën Çeke dhe Sllovakinë (si Çekosllovakia në 1976), Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia dhe Spanja.

Euro 2024 do të mbahet në 10 qytete. Këto janë: Berlini, Mynihu, Këlni, Dortmundi, Dyseldorfi, Frankfurt, Gelsenkirchen, Hamburgu, Lajpcigu dhe Shtutgarti.

Euro 2024 do të ketë 51 ndeshje në 22 ditë të ndryshme ndeshjesh. Pjesë e këtij kampionati Evropian është edhe Kombëtarja e Shqipërisë, e cila ndeshjen e parë e zhvillon të shtunën në mbrëmje ndaj Kombëtares së Italisë. Kuqezinjtë janë optimist për një nisëm të mbarë, derisa bëjnë pjesë në grupin e “ferrit” së bashku me Spanjën dhe Kroacinë.

SHARE