73 SHQIPTARË RAPORTOHEN TË VDEKUR NGA TËRMETI NË TURQI

Kryetari i Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya ka konfirmuar për Insajderin se 70 shqiptarë kanë mbetur të vdekur pas tërmetit 7.8 ballësh që goditi Turqinë, të hënën e 6 shkurtit.

Ai ka treguar se në cilat qytete janë gjetur të vdekur.

Në anën tjetër Kaya ka kritikuar ahspër ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezin se nuk ua ka bërë asnjë telefonat.

“Neve nevojë për na ndihmu nuk kemi, por një telefon bile se ka bë, se ka çel me pyet a keni ndonjë gjë tek shqiptarët, a ka ndonjë problem kaq, asgjë tjetër”, ka thënë kryetari i shoqatës të shqiptarëve atje.

Theksojmë se nga tërmeti në Turqi deri më tani kanë humbur jetën mbi 37 mijë persona.

SHARE