QEVERIA E MALIT TË ZI DO TË MIRATOJË NJË PAKETË TË MBËSHTETJES EKONOMIKE PREJ PESË MILIONËSH

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në mandatin teknik, Jakov Millatoviq, ka njoftuar në Twitter se javën e ardhshme Qeveria do të miratojë një paketë të mbështetjes financiare për zhvillimin e ekonomisë në vlerë prej pesë milionë euro. Ai tha se paketa e fortë e mbështetjes është në fazën përfundimtare të përgatitjes. “Paketa përfshin një Program për Zhvillimin e Prodhimit prej 1 milion €, një Program për Zhvillimin e Artizanatit prej 200,000 € dhe një Program për Përmirësimin e Konkurrencës prej 4 milion €, i cili përfshin linja mbështetëse për dixhitalizimin, standardet ndërkombëtare, prokurimin e pajisjeve, ndërkombëtarizimin dhe biznesin fillestar”, tha Millatoviq.

SHARE