RAPORTI PËR URËN E IBRIT / VAZHDOJNË PUNIMET PËR HAPJEN, REAGON KFOR: DUHET VENDIM ME DIALOG

Edhe këtë të hënë punimet kanë vazhduar në Urën e Ibrit.

Gjatë ditës janë parë punëtorët e kompanisë së kontraktuar tek ngjyrosnin muret e urës që lidhë jugun dhe veriun e Mitrovicës.

Tani e një javë kanë nisur testimet për të parë qëndrueshmërinë e kësaj ure, ndërkohë që zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të dikur se kompania e kontraktuar për testim do ta dorëzojë të martën raportin për stabilitetin e urës te ministria e që pastaj do të publikohet.

Varësisht prej të gjeturave të këtij raporti do të vendoset nëse do të lejohet për qarkullim të veturave kjo është që është e mbyllur që nga paslufta.

Qeveria e Kosovës dëshiron hapjen e urës së Ibrit, megjithatë bashkësia ndërkombëtare nuk e konsideron si të hap të duhur një gjë të tillë, pasi konsiderohet se hapja e urës duhet të dakordohet në Bruksel në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë së hënës edhe nga Misioni i NATO-s në Kosovës kanë ripërsëritur një gjë të tillë.

“Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilin ne e mbështesim plotësisht”, kanë thënë nga KFOR-i.

Ndërkaq, nga Beogradi, presidenti serb, Aleksandar Vuciç pretendon se Ura e Ibrit do të hapet “dhunshëm” me 14 ose 15 gusht.

Bashkimi Evropian pritet që të vendos çështjen e Urës së Ibrit në agjendën e bisedimeve të procesit të dialogut Kosovë -Serbi.

BE insiston se hapja e urës së Ibrit është çështje e dialogut.

Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së: Si zakonisht, se kur do të mbahet raundi i radhës i dialogut, do të komunikohet me kohë. Kështu që kjo është ajo që mund të them. Në lidhje me çështjen e Urës, siç e dini, kjo është pjesë e dialogut, pavarësisht faktit se qeveria në Kosovë po vepron në të kundërtën. BE-ja planifikon që statusin e urës ta vendosë në agjendë për takimin e radhës.

Përkundër kundërshtimit të faktorit ndërkombëtar qeveria e Kosovës ka prezantuar planet për hapjen e Urës së Ibrit, e cila aktualisht është e hapur për këmbësor, por e mbyllur për qarkullimin e automjeteve.

SHARE