MALI I ZI FESTON 13 KORRIKUN – DITËN E SHTETIT

Mali i Zi sot feston Ditën e Shtetit, në kujtim të 13 korrikut 1878, kur u njoh si një shtet i pavarur në Kongresin e Berlinit. Në të njëjtën ditë në 1941, filloi një kryengritje popullore kundër fashizmit. Kongresi i Berlinit, i cili zgjati nga 13 qershori deri në 13 korrik, u thirr me iniciativën e Austrisë, me pëlqimin e detyruar të Rusisë dhe pëlqimin e Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Turqisë, për rishikimin e Traktatit të San Stefano. Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, me rastin e 13 korrikut – Ditës së Shtetit të Malit të Zi, tha se kjo është një kohë tundimesh të reja për Malin e Zi, i cili e ka gjetur veten në mes të proceseve shumë të ndërlikuara të brendshme, rajonale dhe globale. “Përkundër të gjitha sfidave, unë jam i sigurt se nuk ka frikë për të ardhmen e saj evropiane,” thotë Gjukanoviq. Gjithashtu, edhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë uruar 13 korrikun, dhe në shënjë respekti kanë vendosur kurorë. Me rastin e kremtimit të 13 korrikut – Ditës së Shtetit, Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq mori mesazhe uruese nga Presidenti e Kroacisë Zoran Millanoviq, Sllovenisë Borut Pahor dhe Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski. Po ashtu, Sekretari Amerikan i Shtetit  Anthony Blinken dërgoi urime me rastin e 13 korrikut – Ditës së Shtetit të Malit të Zi, me mesazhin se Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjithë ata që janë të përkushtuar në zbatimin e reformave.

SHARE