Shkencëtarët kanë orarin e saktë për rezultatet më efektive të stërvitjes
Studiuesit e udhëhequr nga profesori Paul Arsier nga një kolegj në Nju-Jork kryen një studim në të cilin morën pjesë 30 gra dhe 26 burra.
Ekipi i burrave dhe i grave u përfshinë në një program ushtrimesh dhe ushqimi që zgjati 12 javë, transmeton Telegrafi.
Programi i ushtrimeve ndryshonte çdo katër ditë, si dhe orari kur ata ushtroheshin, kurse plani i dietës përmbante katër vakte ushqimi në ditë.
Ata stërviteshin midis orës 6.30 dhe 8.30 dhe midis orës 18 dhe 20.
Grupi që ushtronte në mëngjes stërvitej pa kafjall, ndërsa grupi që ushtronte pasdite duhej të linte një vakt pas stërvitjes.
Studiuesit arritën në rezultatet e mëposhtme: gratë që duan të humbin yndyrën e barkut dhe ijëve duhet të ushtrohen në mëngjes. Nga ana tjetër, femrat që duan të rrisin masën muskulore, forcën dhe qëndrueshmërinë më mirë është të ushtrohen pasdite.
Megjithatë, tek meshkujt rasti ishte i kundërt.
Ata që duan të humbin perimetrin e barkut dhe të ijëve duhet të ushtrojnë pasdite, dhe ata që duan të rrisin masën muskulore duhet të ushtrojnë para mesditës.
Studimi tregoi gjithashtu se grupi që ushtrohej pasdite kishte një problem të vogël me kolesterolin dhe presionin e gjakut. /Telegrafi/