FORMOHET TRUPI PUNUES PËR PËRGATITJEN E PROJEKTLIGJIT PËR QEVERINË

Ministri i Mbrojtjes Rashko Konjeviq në profilin e tij në Twitter ka bërë të ditur se ka nënshkruar Vendimin për formimin e trupit punues për përgatitjen e Projektligjit për Qeverinë. “Pas një viti dhe pas premtimeve boshe të qeverisë së kaluar, ne po fillojmë punën konkrete për këtë tekst të rëndësishëm ligjor”, ka shkruar Konjeviq. Krahas rregullimit të saktë të kompetencave të Qeverisë, ky ligj do të përcaktojë edhe marrëdhëniet ndërmjet Kuvendit dhe Qeverisë, si dhe ndërmjet Qeverisë dhe Presidentit të Malit të Zi. Ai paralajmëroi takimin e parë të punës me ministrin e Administratës Publike Marash Dukaj të premten.

SHARE