Sot në Ulqin është arritur marrëveshja për formimin e një koalicioni të ri, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e rregullta në fillim të vitit 2026.
Qeveria e re do të përbëhet nga Partia Demokratike, Forca e Re Demokratike – Forca, Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Partia Socialdemokrate dhe Partia Boshnjake.
Kryetari i ri i komunës do të jetë nga Forca, posti i kryetarit të Kuvendit do t’i takojë PDS-së, ndërsa nënkryetarët nga radhët e PD dhe SD.
Në opozitë mbeten LQ URA, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Mali i Zi Demokratik dhe Alternativa Shqiptare.