GJEKA: SAPO TË HAPEN KUFIJTË, PRESIM MYSAFIRET E PARË NË ULQIN

Avantazhi i Ulqinit, gjatë periudhës se pandemisë, është se 80 përqind e mysafireve në atë qytet vijnë pas muajit qershor. Sapo të hapen kufijtë, ata kane te lajmeruar mysafiret e parë.

Drejtori i OT së Ulqinit, thekson se, sipas informacionit që ata kanë, interesi është i madh. Sidoqoftë, shton ai, jo gjithçka varet prej tyre.

Gjeka thekson se pas hapjes së paralajmëruar të kufijve të Bosnjës, Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës, ata janë në pritje të mysafirëve të parë, dhe shton se ata janë të gatshëm të pranojnë mysafirët e parë në atë vetëqeverisje lokale që nga nesër.

“Ne jemi të gatshëm ta fillojmë sezonin nesër”, tha drejtori i Organizatës së Turizmit në Ulqin, Fatmir Gjeka.

SHARE