Pse Ben Affleck zgjodhi një unazë fejese me diamant të gjelbër për Jennifer Lopez?

Regjisori i propozoi për herë të dytë superyllit të popit të shtunën, duke i dhuruar asaj një diamant të gjelbër 8.5 karatësh.

Dhe ndërsa çifti ka një histori me gurë të çmuar shumëngjyrësh, kjo unazë duket se është edhe më simbolik se e fundit.

“E gjelbërta është ngjyra ime e preferuar; është gjithashtu ngjyra ime me fat”, u tha fansave Lopez.

“Natyrisht, do të jetë ngjyra ime me fat përgjithmonë tani. Do të thotë shumë kur

“Unë gjithmonë them se ngjyra e gjelbër është ngjyra ime me fat”, shkruante ylli në një postim të mëparshëm. “Kam kuptuar se ka shumë momente në jetën time ku kanë ndodhur gjëra të mahnitshme kur kam veshur gjëra me ngjyrë të gjelbër”.

Në të vërtetë, fustani i saj Versace me stampime në xhungle nga Grammy 2000 mbetet një nga dukjet më ikonike në tapetin e kuq të të gjitha kohërave. Dhe në vitin 2003, Lopez mori pjesë në Oscars me Affleck me një fustan Valentino në ngjyrë nenexhik që do të përputhej në mënyrë të përkryer me unazën e saj të re.

“Nëse ky është me të vërtetë një diamant gjelbër, atëherë unë jam i habitur. Një diamant i gjelbër i asaj madhësie është tepër i rrallë dhe do të zbehte vlerën e unazës së tyre të mëparshme të fejesës. Unë do ta vlerësoja unazën mbi 4,5 milionë euro dhe mund të vlente më shumë se nëntë milionë euro”, tha CEO i Diamond Pro, Mike Fried për Page Six Style, pasi u publikua lajmi për fejesën e dytë të çiftit.

Në shkrimin e saj të fundit, Lopez zbuloi gjithashtu se ishte duke bërë një banjë me flluska kur “dashuria e saj e bukur”, Affleck, u ul në një gju.

“Më zuri krejtësisht në befasi dhe thjesht e pashë në sytë e tij duke buzëqeshur dhe duke qarë në të njëjtën kohë duke u përpjekur fort të kuptoja faktin se pas 20 vitesh kjo po ndodhte përsëri, unë mbeta pa fjalë dhe ai tha: A është kjo po?’ Unë thashë po sigurisht që është një po. Nuk ishte asgjë e zbukuruar, por ishte gjëja më romantike që mund të kisha imagjinuar ndonjëherë”, shkroi ajo. /Telegrafi/

SHARE