Lufta për një liri më të madhe të medies është krejtësisht e parëndësishme nëse kushtet themelore socio-ekonomike dhe të ardhurat e punonjësve të medies nuk përmirësohen, kumtuan nga Sindikata e medies së MZ.
Në një deklaratë të lëshuar nga Sindikata e medies në Mal të Zi, me rastin e festimit të pesë vjetorit të punës, thuhet se kjo organizatë e punëtorëve filloi të fliste qartë për të drejtat e punës, sociale dhe ekonomike të punëtorëve të medies.
“Kjo temë, e cila është shumë e papërshtatshme për shtetin pronarët e medies, është përfundimisht e hapur dhe tani opinioni e din se situata në media është e keqe”, thuhet në kumtesë, duke shtuar se punëtorët e medies shpesh janë të privuar nga të drejtat themelore nga puna, pagat janë nën nivelin e mesatares shtetërore dhe një e treta e tyre janë të detyruar të kryejë punë të tjera.
“Lufta për një liri më të madhe të medies është krejtësisht e parëndësishme nëse kushtet themelore socio-ekonomike dhe të ardhurat e punonjësve të medies nuk përmirësohen”, kumtuan nga Sindikata e medies.
Përndryshe, siç thanë ata, përveç ekzistencës së rrezikuar të punonjësve, gazetarët punojnë nëm ndikimet e censurës dhe vetë-censurës në mënyrë që të ruajnë vendin e punës.