SPITALEVE U MUNGOJNË ILAÇET

Spitalet e Malit të Zi prej muajsh janë pa medikamente të caktuara, si trombolitikë, antibiotikë, terapi kundër sëmundjeve të zemrës, por mungojnë edhe shiringat, pipetat apo termometrat digjital.

Në disa spitale thonë se janë të detyruar të blejnë disa barna me mjetet e tyre, ndërsa nga “Montefarm”, që furnizon dhjetëra institucione shëndetësore, thonë se çdo ditë i dorëzojnë terapitë e nevojshme, pajisjet mjekësore dhe materialet konsumuese dhe se ndërprerja e shpërndarjes ndodh vetëm kur furnizuesi i një ilaçi nuk ka mundësi të dërgimit.

Numri i ilaçeve që mungojnë është i madh, e fatkeqësisht një pjesë e tyre janë të domosdoshëm për pacientët.

SHARE