“We go down together”, kënga më e re nga Albana

Ajo njihet për stilin e saj të veçantë të kënduarit.

Këngëtarja Albana Bilalli e cila lëvron në zhanret bluessoul, funk dhe jazz, ka publikuar këngën e saj më të re.

“We go down together” mban titullin kënga e saj, e cila është tipike e zhanrit soul dhe blues.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet interpretuesja, gjersa për orkestrimin ajo ka bashkëpunuar me producentin Haydin.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, në të cilin Albana vjen e thjeshtë duke interpretuar këngën e saj.

Ana vizuale i është besuar produksionit FATT. /Telegrafi/

SHARE