BORDI MIRATOI LISTËN ME 27 KANDIDATË PËR GJYQTAR TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Komisioni Kushtetues sot njëzëri përcaktoi listën e kandidatëve të regjistruar për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në bazë të thirrjes publike të datës 25 dhjetor të vitit të kaluar.Gjithsej kanë aplikuar 27 kandidatë. Deputeti i PL-së Andrija Popoviq tha se kanë aplikuar kandidatë shumë të respektuar për nga ekspertiza. Ai tha se kandidatët duhet ta respektojnë dhe ta duan vendin tonë Malin e Zi, të nderuar, të paangazhuar dhe jo anëtarë të asnjë partie politike. Vesna Paviçeviq nga PDS kërkoi që të bëhet kujdes që gjyqtarët të zgjidhen sa më shpejt. Bordi ka formuar Komisione që do të përcaktojnë nëse aplikimet e kandidatëve janë dorëzuar në përputhje me thirrjen publike. Anëtarë u zgjodhën Jovanka Laliçiq dhe Luigj Shkrela nga PDS-ja dhe Momo Koprvica nga Demokratët.
Kandidatët e regjistruar:
Alija Beganoviq
Sulejman Guci
Maja Shqepanoviq
Zdenka Peroviq
Edmond Ujkaj
Jovan Kojiçiq
Dragana Gjuranoviq
Sanja Maslenjak
Azra Cama
Marijana Akoviq
Nikolla Goluboviq
Medina Mushoviq
Narcisa – Maja Boshkoviq
Amer Shukurica
Momirka Teshiq
Danica Kovaçeviq
Faruk Resulbegoviq
Jelena Ruziçiq
Savo Rashoviq
Fadil R. Kadroviq
Ivan Radojiçiq
Snezhana Armenko
Jadranka Novakoviq
Darko Mugosha
Azra Jasaviq
Snezhana Jonica
Blagota Mitriq

SHARE