PËR SHKAK TË KONFIRMIMEVE DHE TESTEVE TË RREME, 17 KALLËZIME PENALE

Nga shtatori 2021 e deri më sot, Drejtoria e Policisë ka ngritur 17 kallëzime penale ndaj personave të dyshuar për falsifikim të certifikatave të COVID-19 dhe testeve PCR. Qytetarët thonë se dinë për raste të tilla dhe i dënojnë ashpër. Certifikatat false të Covid-it ekzistojnë që nga dhënia e atyre të vërteta, thotë Aleksandar Sekulliq nga Ministria e Shëndetësisë. Ai vëren se punonjësit në sistemin shëndetësor nuk kryejnë krime të tilla. “Kjo bëhet nga njerëz që falsifikojnë teste të rrëme në shtëpitë e tyre, ose përdorin elementë të tjerë për të kryer këto krime”, tha ai për TVMZ. Policia ka marrë raportin e parë nga Ministria e Shëndetësisë më 8 shtator të vitit të kaluar. Nga shtatori i vitit 2021, policia ka ngritur 17 kallëzime penale kundër personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale të falsifikimit të dokumenteve dhe mosrespektimit të rregullave shëndetësore për luftimin e sëmundjeve të rrezikshme infektive në Podgoricë, Plevle, Bijello Polje dhe Tivat.

SHARE