Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të vendoset në rrethrrotullim në qendër të qytetit, tek ndërtesa e Komunës së Ulqinit, në bulevarin që mban emrin e heroit kombëtar.
Ministria e kulturës së Mali të Zi për këtë i ka dhënë pëlqimin Komunës së Ulqinit, këtë e bëri të ditur për Vijesti kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq.
Poashtu mësohet se në bazë të projektit të arkitetktit Shpetim Maraj në pjesën frontale të shtatores do të shkruhet në gjuhën shqipe ”Gjergj Kastrioti Skënderbeu 1405 – 1468” si dhe në gjuhën malazeze ”Đerđ Kastrioti Skendebeg 1405 – 1468”.
Afati për vendosjen e shtatores është muaji mars i këtij viti ndërsa të hollat do ti sigurojë fondacioni ”Simon Filipaj” së bashku me OJQ ”Don Gjon Buzuku” si nismëtar i projektit.