Në emër të Komunës së Tuzit, si dhe në emrin tim personal, ju uroj Pashkët të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks.
Mesazhet e ringjalljes le të jenë një nxitje shtesë për të gjithë që të punojmë së bashku për të mirën e komunës sonë, duke dëshmuar shembullin më të mirë të paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës.
Qytetarët e komunës së Tuzit gjithmonë kanë jetuar në unitet, që është vlera më e madhe e shoqërisë sonë, në këtë festë Pashke, të ndajmë gëzimin me të gjithë, miqtë, fqinjët dhe të dashurit.
Në frymën e festës më të madhe dhe më të gëzuar të krishterë, ju uroj çdo lumturi personale dhe familjare, shëndet dhe gëzim!
Lindon Gjelaj
Kryetar i Komunës së Tuzit