KRYEMINISTRI SPAJIQ NESËR DO T’U PËRGJIGJET PYETJEVE TË DEPUTETËVE

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq nesër në Kuvend do t’u përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesve të klubeve parlamentare, në seancën e posaçme kushtuar orës së kryeministrit.

Kreu i Partisë Boshnjake Ervin Ibrahimoviq do të pyesë Spajiqin nëse Mali i Zi do të mbështesë Rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.

Kreu i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, do ta pyesë Spajiqin se sa kohë e njeh Do Kwon dhe cila ishte tema e bisedës në takimin e tyre në Beograd.

Kryetari i klubit të deputetëve të Iniciativës Qytetare Kroate dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Adrijan Vuksanoviq, do të pyesë nëse Qeveria po mendon të barazojë shkallën e taksës së vlerës së shtuar për restorantet e hoteleve dhe objektet e tjera hotelierike që nuk funksionojnë brenda hotelit.

Përfaqësuesi i Forumit Shqiptar, Artan Çobi, do të pyes kryeministrin Spajiq nëse ka përfunduar dokumentacioni i projektit për rikonstruksionin e rrugës rajonale Ostros – Katërkoll dhe kur mund të pritet të nisë puna.

SHARE