GJELOSHAJ: DO TË KËRKOJMË MË SHUMË SE POSTIN E ZËVENDËS KRYEMINISTRIT DHE TË MINISTRI

Bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, deklaroi se koalicioni që ai përfaqëson mund të kërkojë më shumë vende në qeveri, sesa pozitën e një ministri dhe pozitën e zëvendës kryeministrit, nëse bien dakord me mandatarin Zdravko Krivokapiq, mbi qëllimet e programit qeverisës. Sidoqoftë, siç theksoi ai, ka shumë çështje që duhet të zgjidhen para, në mënyrë që të mund të flasin më saktësisht për detajet e shpërndarjes së vendeve në qeveri. “Ne nuk kemi diskutuar për shpërndarjen e funksioneve brenda koalicionit. Nëse biem dakord mbi qëllimet e programit, atëherë mendoj se duhet të kërkojmë më shumë se kaq. Por gjithçka varet nga programi i qeverisë dhe nga ajo se nga kush do të menaxhohet sektori i sigurisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Ka shumëçka që duhet qartësuar, për të arritur deri te ajo se cilat vende do t’i mbulojmë në qeverinë e re”, deklaroi Gjeloshaj, për gazetën “Dan”. Ndërsa, përfaqësuesi i Listës Shqiptare, Nikollë Camaj, kohë më parë, për gazetën “Dan”, kishte shprehur qëndrimin e vet, se vendi i zëvendes kryeministrit dhe një ministri,  duhet të jetë minimumi që do të duhet të fitojnë, nëse hyjnë në qeverinë e re, duke kujtuar se kjo ministri nuk ka nevojë me qenë ajo e pakicave. Camaj theksoi se për listën e tyre, prioritet paraqet programi, mbi të cilin duhet të bien dakord, e tek pastaj pozicionet. “Ftesën për takim e kemi fituar, por ende nuk është caktuar data se kur do të takohemi. Do të duhet të jetë gjatë kësaj jave. Ndoshta të mërkurë ose të enjtën”, theksoi Gjeloshaj.

SHARE