Qeveria e MZ, pret mbështetjen e Bashkimit Evropian, që të vazhdojnë realizimin e projektit të autostradës Tivarë-Bolare, i cili gjatë takimit ministror të bllokut evropian të shteteve anëtare dhe Kinës, gjatë muajit korrik u definua si një nga prioritetet kyçe, për realizimin e këtij projektit, deklaroi Ministri i Komunikacionit dhe Çështjeve Detare të MZ, Osman Nurkoviq.
Ai u takua sot me Shefin e Delegacionit të BE në Malin e Zi, Aivo Orav, me të cilin diskutoi për projektet më të rëndësishme të infrastrukturës në fushën e trafikut, dinamikës dhe realizimin e tyre.
“Autostrada Tivarë-Bolare nga ana e BE-së, është shënuar si një nga projektet prioritare, i cili gjindet në zonën e Korridorit të Lindjes së Mesme – Mesdheut Lindor në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratë.